Veliaj viziton Shtëpinë e Foshnjes “Hana dhe Rozafa”

veliaj2

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i shoqëruar nga një pjesë e stafit të ministrisë vizitoi sot Shtëpinë e Foshnjes “Hana dhe Rozafa” në Tiranë, si dhe kaloi kohë me fëmijët në këtë institucion të përkujdesit. Pasi u njoh me shërbimin e kujdesit, personelin, vullnetarët, por edhe me sfidat e pengesat në mbarëvajtjen e përkujdesit për fëmijët, Ministri Veliaj falenderoi stafin e Shtëpisë së Foshnjes për përkushtimin dhe përshëndeti ato familje që birësojnë fëmijët e braktisur.

“Përkushtimi dhe kujdesi i ofruar në këtë shtëpi është shumë i rëndësishëm, por nuk mjafton. Ne kemi nevojë të kultivojmë kulturën e vullnetarizmit dhe solidaritetit nga institucionet e tjera, biznesi apo shkollat. Gjithashtu, është e nevojshme që shërbimet mjekësore, ligjore, arsimore dhe ato sociale për këta fëmijë të ofrohen pa kushte dhe në çdo kohë.” Nga ana tjetër, zoti Veliaj vuri në dukje se ne kemi ende nevojë për të ndërtuar modele kujdesi sa më pranë familjes, modele të cilat mbështesin parandalimin e braktisjes së fëmijëve, ribashikimin me familjen, kujdestarinë e përkohshme dhe birësimin.

Familja, mjedisi familjar është vendi ku duhet të qëndrojnë fëmijët, prandaj orientimi i politikës për këta fëmijë në këtë situatë është gjetja e një alternative sa më të mirë pranë një familje ose mjedisi familjar. Shtëpia e Foshnjës “Hana dhe Rozafa” është institucion publik, në varësi të Shërbimit Social Shtetëror. Në këtë shtëpi ofrohet shërbim përkujdesi për fëmijët 0-6 vjeç, të cilët janë të braktisur ose në situatë rreziku. Një nga nevojat më thelbësore për këta fëmijë është përkujdesi, ngrohtësia emocionale dhe krijimi i një marrëdhënie të mirë familjare, në mënyrë që të rriten të sigurt, pavarësisht situatës në të cilën ndodhen.

Shtëpia e Foshnjes “Hana dhe Rozafa” është institucion publik dhe mbështetet edhe nga organizata Bethany Social Services, si dhe donacione të ndryshme private. Fëmijët në këtë institucion vijnë nga maternitetet e Tiranës, por ka dhe disa raste që vijnë nga situata mjaft të vështira, si fëmijë që janë gjendur në situatë rruge.



Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet.

Ju lutem shkruani emrin

Ju lutem plotësoni emailin

Ju lutem shkruani mesazhin

TË REJAT E FUNDIT

LEXO TË GJITHA
Te pastrojme Shqiperine!Te pastrojme Shqiperine!